Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Viktor Hygo: Të dëshiroj në radhë të parë të duash
Nga Viktor Hygo Të dëshiroj në radhë të parë që të duash e që, duke dashtë, gjithashtu të të duan. E, nëse nuk është ashtu, të jesh i shpejtë në të harruar, e pasi të kesh harruar të mos mbash mëri. Dëshiroj, pra, që mos të jetë ashtu, por që po qe se është, duhet të dish të jesh pa u dëshpëruar. Të dëshiroj gjithashtu që të kesh miq, e që, edhe nëse janë të këqinj e jokorrektë, të jenë guximtarë e besnikë, e të paktën të kesh një tek i cili të mund të besosh pa dyshuar. Sepse jeta është kështu, të dëshiroj gjithashtu që të kesh armiq. As shumë as pak, në masën e duhur në mënyrë që, ndonjëherë, të vësh në pikëpyetje...