Viktor Ferraj ekspozitë në FAB, “Mask”, ekspozita që eksploron identitetin njerëzor

Viktor Ferraj ekspozitë në FAB, “Mask”, ekspozita që eksploron identitetin njerëzor

Artisti Viktor Ferraj ka çelur Në Galerinë FAB në Universitetin e Arteve, ekspozitën personale “Mask”, një projekt që shkon përtej formës vizuale duke prekur dimensionin njerëzor të identitetit. Veprat e ekspozuara ndërtojnë një univers ku fytyra nuk është më vetëm portret, por një territor emocionesh. E fragmentuar, e shtrembëruar apo e mbuluar, ajo shfaqet si një reflektim i brendshëm, ku maska nuk fsheh, por zbulon. Në këtë cikël veprash, Ferraj krijon një dialog të heshtur mes individit dhe botës që e rrethon. Ngjyrat, teksturat dhe deformimet vizuale sjellin në sipërfaqe ndjesi dhe mesazhe të forta. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me date 23 mars si një hapësirë ku vizitori përballet jo vetëm me veprat, por edhe me reflektimin e vetes.