UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

Shkrimi i dorës zhvillon përqendrimin dhe kreativitetin. Lufton lodhjen digjitale dhe mundëson memorizimin më të mirë të informacionit, sipas “Il Sole 24 Ore”. Të shkruarit me stilolaps dhe letër, në një botë kryesisht të digjitalizuar, nuk është thjesht një modë e së kaluarës, por një ushtrim në shkathtësinë manuale dhe durimin për të përqendruar mendimin, shumë shpesh të shpërqendruar nga bombardimi i imazheve në lëvizje. Gjithashtu një mënyrë për të dalluar veten: një shënim i shkruar me dorë është aq i rrallë saqë padyshim ngulitet në kujtesë më shumë sesa një mesazh i shkruar shpejt në “WhatsApp”. Një projekt për ruajtjen e shkrimit të dorës sapo është paraqitur në UNESCO. Aktualisht, ka nisur puna për mbledhjen publike të nënshkrimeve, me qëllim nominimin e shkrimit të...