U krijua 67,800 vjet më parë! Zbulohet në Indonezi vizatimi më i lashtë shkëmbor në botë
Një shenjë e zbehur e një dore në murin e një shpelle në Indonezi mund të jetë vizatimi më i vjetër i njohur në shkëmb në botë, thonë arkeologët. Sipas tyre, kjo “dorë” është vizatuar të paktën 67,800 vjet më parë, shumë më herët se shumica e arteve të njohura deri sot. Zbulimi u bë në një shpellë gëlqerore në ishullin Muna, në zonën e Sulawesit juglindor, një vend ku shkojnë edhe turistë. Për çudi, ky vizatim shkëmbor kishte kaluar pa u vënë re, sepse pranë saj ka edhe vizatime më të reja me kafshë dhe figura të tjera. Studiuesit thonë se e kanë përcaktuar moshën duke matur një shtresë shumë të hollë gurëzish që ishte formuar sipër vizatimit me kalimin e kohës. Kjo u dha atyre...
Burimi:
syri.net