Tregimi “Ura” i Franz Kafkës në tri variante përkthimi/ Lexojeni të shqipëruar nga Klosi, Lika dhe Vlashi
Franz Kafka Tregimi i shkurtër “Ura” (gjermanisht: “Die Brücke”) i Franz Kafkës u botua pas vdekjes së autorit në Beim Bau der Chinesischen Mauer (Berlin, 1931). Ura, në vetëm tri paragrafe ngre aq shumë pyetje ekzistenciale në aq pak tekst, duke eksploruar kuptime të mundshme e të pashmangshme me vëmendje të veçantë ndaj absurditetit dhe funksioneve të tij. ObserverKult ua sjell në tri variante përkthimi, nga Ardian Klosi, Meri Lika dhe Gjergj Vlashi. Përkthyer nga Ardian Klosi Isha i ngurë dhe i akullt, isha një urë, qëndroja përmbi një humnerë, më këtë anë kisha ngulur majat e gishtërinjve të këmbës, në anën tjetër duart dhe kisha kafshuar në argjilën që thërmohej. Kindat e xhaketës më flatronin anëve. Poshtë në thellësi zhurmëronte përroi i akullt i...
Burimi:
kultplus.com