Tirana 106 vjet kryeqytet, dokumente, fotografi dhe aktivitete artistike

Tirana 106 vjet kryeqytet, dokumente, fotografi dhe aktivitete artistike

Më 11 shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Një ekspozitë dokumentare dhe fotografike u prezantua një ditë më parë mbi rrugëtimin shekullor të Tiranës, duke nisur nga shpallja kryeqytet. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit (Bashkia Tiranë) prezantoi në sheshin “Mimoza”  këtë ekspozitë, ndërsa në këtë aktivitet të zhvilluar mes atmosferës festive të ansamblit “Tirana” dhe sofrës tradicionale tiranase, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe qytetarëve të shumtë, u paraqitën materiale arkivore që ofrojnë një pikëpamje tërësore të historikut të kryeqytetit. Në këtë datë me domethënie historike për mbarë vendin, ekspozita mes të tjerash shpalosi fragmente të historisë së kryeqytetit (1604-1937) nën autorësinë e Osman Myderrizit, telegramin dërguar qyteteve të vendit për ngritjen e flamurit në...