“The Floor is Yours”, ekspozita personale e artistit Sead Kazanxhiu në Itali

“The Floor is Yours”, ekspozita personale e artistit Sead Kazanxhiu në Itali

Ekspozita “The Floor is Yours” prezanton një seri shtëpizash të vogla qeramike dhe instalacione. Në qendër të ekspozitës së artistit shqiptar Sead Kazanxhiu në Galleria Massimo Ligreggi në Catania në Itali qëndron podiumi “The Floor is Yours”, i cili fton vizitorët të reflektojnë mbi të drejtën për të folur dhe pengesat që lidhen me pjesëmarrjen publike. Galeria këtë janar 2026 prezantoi “The Floor is Yours”, ekspozitën e parë personale në Itali të artistit shqiptar Sead Kazanxhiu, kuratore Gabi Scarbi. Hulumtimi artistik i Kazanxhiut angazhohet me tema me rëndësi bashkëkohore, si përfaqësimi, përfshirja, të drejtat dhe dinamikat ekonomike që formësojnë kushtet e komuniteteve minoritare në shoqëritë e sotme. Në materialin rreth ekspozitës thuhet se artisti paraqet një seri veprash të përqendruara te tema e banimit: një...