Të jesh versioni më i mirë i vetes apo të kopjosh të tjerët?
Nga Çapajev Gjokutaj Të jesh a të mos jesh nuk rezulton të jetë dilemë e kohës sonë. Hamletin e kemi lënë pas se një tjetër dilemë na ndjek kudo: të imitosh apo të jesh vetja?Dhe s’di të thuash nëse gjetja e vetes, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë e sotëm, është bërë një proces më i lehtë apo më i vështirë krahasuar, të themi, me vërsënikët e tyre të pesëdhjetë vjetëve më parë.Gjithsesi një gjë mund ta thuash me siguri, adoleshenti dhe i riu i sotëm nuk e kanë aq të lehtë sesa ne të gjysmë shekulli më parë. Dhe arsyeja është e thjeshtë: sot modelet nuk vijnë nga mëhalla, fshati a qytetit ku jeton, po falë televizionit dhe rrjeteve sociale vijnë nga e gjithë...
Burimi:
kultplus.com