Takim dhe ekspozitë për Çarshinë e Madhe të Gjakovës

Takim dhe ekspozitë për Çarshinë e Madhe të Gjakovës

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Gjakovës të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë, që organizohen në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”. Aktiviteti synon të mbledhë kujtimet, përvojat dhe kontributin e qytetarëve për identifikimin e vendeve dhe shënjuesve më të rëndësishëm në qytet, në lagje dhe komunitete të ndryshme. Në të njëjtën kohë, ekspozita e fotografive do të sjellë një pasqyrë të zhvillimit të Gjakovës ndër vite, duke paraqitur shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve dhe marrëdhënien e banorëve me mjedisin fizik. Takimi dhe ekspozita do të mbahen më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës dhe janë të hapura...