Studimet: Empatia, aftësia më e rëndësishme për liderët

Studimet: Empatia, aftësia më e rëndësishme për liderët

Empatia ka qenë gjithmonë një nga karakteristikat më të rëndësishme në vendin e punës. Sot, megjithatë, ajo po merr një kuptim edhe më të thellë dhe po shndërrohet në prioritet për ata që synojnë të mbajnë pozicione drejtuese. Shfaqja e empatisë ka ndikim pozitiv në psikologjinë individuale, por kërkimet e reja tregojnë se rëndësia e saj shtrihet në të gjithë funksionimin e një organizate. Personat që marrin role drejtuese dhe pozita autoriteti duhet të kombinojnë një sërë aftësish për të krijuar një mjedis qetësie, angazhimi dhe mirëqenieje në punë dhe natyrisht, për të përmirësuar performancën e punonjësve. Në krye të kësaj liste qëndron empatia. Rritja e stresit dhe çrregullimet e shëndetit mendor Në thelb, “empatia” është përpjekja për ta vendosur veten në vendin e tjetrit...