Studentët e UP-së në garë ndërkombëtare me filmin “Prej 6-ve në 5”

Studentët e UP-së në garë ndërkombëtare me filmin “Prej 6-ve në 5”

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë shënuar një sukses ndërkombëtar, pasi filmi i tyre i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën zyrtare të edicionit të 72-të të Festivalit “Internationale Kurzfilmtage Oberhausen”. Studentët e Fakultetit të Arteve u pritën nga drejtuesit e universitetit, ku u vlerësua arritja e tyre dhe u inkurajuan për përfaqësim në këtë festival, ku konkurrojnë 121 filma nga 48 shtete. Filmi trajton përditshmërinë e një punëtori sigurimi në një hotel dhe konsiderohet një sukses i drejtimit të ri Kamerë dhe Montazh Filmi në Fakultetin e Arteve. Projekti është realizuar si temë diplome e studentit Ardian Dubova, me regji dhe skenar nga Erlisë Beqiri, nën mentorimin e profesorit Isak Duraku. Në realizimin e filmit kanë kontribuar edhe studentë e profesorë...