Sot fillon Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i ditës së parë i kushtohet letërsisë shqipe të Mal të Zi

Sot fillon Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i ditës së parë i kushtohet letërsisë shqipe të Mal të Zi

Nga 21 deri më 25 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni IV, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj. Dita e parë e Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult do t’i kushtohet në tërësi Letërsisë Shqipe në Mal të Zi, kësaj pjese integrale të letërsisë shqipe e cila pavarësisht kushtëzimeve kontekstuale, trysnisë, nëpërkëmbjes, anatemimit dhe persekutimit të vazhdueshëm nga pushtetet, nxori në pah autorë me vetëdije të lartë krijuese që na lanë trashëgimi vepra pashmangshëm referenciale për nga vlerat ideo-estetike. Kështu, më 21 janar, Festivalin Poetik të Prishtinës do ta hapim me një Homazh artistik në nderim të shkrimtarit e studiuesit, Basri...