Sot feston ditëlindjen aktorja dhe modelja Brigitte Nielsen
Sot feston ditëlindjen aktorja, modelja dhe këngëtarja daneze Brigitte Nielsen, e lindur më 15 korrik 1963, e njohur për rolet e saj në filma të njohur të viteve ’80. Nielsen e nisi karrierën si modele, përpara se të kalonte në aktrim, ku fitoi famë me filmat “Red Sonja”, “Rocky IV” dhe “Cobra”, në të cilët luajti përkrah aktorëve Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone. Më vonë ajo u rikthye në serinë “Rocky” me filmin “Creed II” në vitin 2018. Përveç aktrimit, Brigitte Nielsen ka ndërtuar karrierë edhe si këngëtare, prezantuese televizive dhe autore, duke marrë pjesë në një numër të madh emisionesh televizive dhe reality show. Ajo mbetet një nga figurat më të njohura të kinemasë dhe televizionit evropian dhe amerikan./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com