Sonte hapet Edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë
Edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë do të hapet sot në Prishtina, në orën 20:00, në Kino Armata. Ceremonia e hapjes do të nderohet me fjalimet e Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, si dhe të Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës. Në kuadër të hapjes, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë muzikore frankofone nga artistja Linda Rukaj, e shoqëruar nga pianisti Antonio Fjerca. Gjatë kësaj jave do të prezantohet një program i pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe edukative, të cilat synojnë promovimin e gjuhës dhe kulturës frankofone në Kosovë./rtklive ObserverKult Lexo edhe: Apollonia e Ilirisë zbulohet sërish/ Libri i arkeologut që zbulon të dhëna të reja mbi themelimin e qytetit antik
Burimi:
kultplus.com