Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Skënder Gjinushi prezanton kopjen e parë të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi organizoi një aktivitet festiv ku priti gazetarë dhe përfaqësues të medieve me rastin e festave të fundvitit. Gjinushi vlerësoi punën e gazetarëve dhe theksoi domosdoshmërinë e komunikimit e bashkëpunimit me median të institucioneve të arsimit e të shkencës për informimin e opinionit të gjerë për zhvillimet e perspektivat në këto fusha. “Media e Akademia kanë një gjë të përbashkët, si dy përfaqësuese të pjesëve më të ndërgjegjshme e më të përgjegjshme të inteligjencës shqiptare, ne duhet të kemi një aleancë në pasqyrimin me vërtetësi dhe mbrojtjen e kontributeve e vlerave më të mira të saj e të simboleve e ikonave ndër vite, përballë mediokritetit, amatorizmit, diletantizmit e dashakeqësisë, qofshin këto dhe të motivuara nga “pasioni”, tipare që...