Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Skenat hapen dhe emocionet rikthehen, janari 2026 sjell koncerte dhe shfaqje
Nga Juljana Vrapi Programi kulturor në institucionet e artit këtë muaj të parë të vitit 2026 ndërthur muzikën dhe teatrin. Sezoni artistik këtë fillimviti hapet me ngjarje, që premtojnë emocione, reflektim dhe eksperienca artistike të veçanta. Teatri Kombëtar sjell këtë muaj shfaqje produksione të tij, por në skenë ngjiten dhe shfaqje të teatrove të tjerë në vend. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis vitin artistik me një produksion të tij, ndërsa Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë bën me dije një program të pasur me koncerte. Teatri Kombëtar nis vitin artistik 2026 me shfaqjen “Andrra e Nënë Terezës-Njerëzorja Hyjnore”, me regji të Gëzim Kames dhe aktore Justina Aliaj, që në dhjetor të vitit që lamë pas shënoi premierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës....