Si u prish miqësia e njeriut me gjarpnin

Si u prish miqësia e njeriut me gjarpnin

Si u prish miqësia e çobanit me gjarpnin Petrit PalushiNGA “EPOSI BJESHKËVE TË LUMËS” (60 legjenda t’rrëfyeme) Nji çoban po i kulloste delet n’anën e epërme t’bjeshkës.Nuk kish ma tepër se njiqind copa dele.Aty n’bjeshkë, gjarpna e gjarpna!Gjarpnimi dilte prej shkurreve, po s’i prekte delet.U mësue bjeshka me gjarpnimin.Edhe çobani.Edhe delet.Çobani zu miqësi me nji gjarpën. Gjarpni, kryet e zi, kurrizin jeshil t’errët e barkun bardh e bardh.N’midisdrekë, çobani i linte delet ndër hije t’lisave e shkonte te Lera e Gurëve.Rrap – rrap, dilte gjarpni.Çobani i jepte nji tas me tamël.Gjarpni pinte e pinte tamël dhe e shterrte tasin krejt.Thuejse çdo ditë kshtu. Nji ditë, çobanit i duel nji punë.Para se me shkue me e krye at punë, i tha t’vetmit djalë si kishte:– N’midisdrekë...