Si lindën batutat e ‘derrave’ dhe të ‘dybekut’ te “Gjuetia e fundit”
“Gjuetia e fundit” është një telekomedi shqiptare e prodhuar në vitin 1992 nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, me skenar të Koço Devoles dhe regji nga Pali Kuke e Koço Devole. Me një humor të shkëlqyer, larg çdo banaliteti, satirizohej figura e ish-diktatorit Enver Hoxha, i shoqëruar kudo nga kryeroja e tij, Sulo Gradeci. Skenaristi kishte qëmtuar episode nga më të ndryshmet, të ndodhura gjatë viteve të diktaturës, rrëfime e anekdota njerëzish të ndryshëm, të cilat jo detyrimisht kishin lidhje me diktatorin, por edhe me anëtarë të tjerë të ish-Byrosë Politike. Siç ka treguar për “Panoramën” aktori Xhevahir Zeneli, episodi i gjuetisë së derrave është rrëfyer nga një ish-ushtar, që ishte çuar për të trembur derrat gjatë gjuetisë së Kryeministrit të kohës, Mehmet Shehu, ndërsa dybeku...
Burimi:
kultplus.com