Shumica gabojnë/ A thuhet shqip “veçse ka ardhur” apo “tashmë ka ardhur”?

Shumica gabojnë/ A thuhet shqip “veçse ka ardhur” apo “tashmë ka ardhur”?

Shqip thuhet dhe shkruhet “tashmë ka ardhur; tashmë erdhi”, dhe jo “veçse ka ardhur; veçse erdhi”, as “veç ka ardhur; veç erdhi”.Fjalët “tashmë” dhe “veçse” nuk janë të njëjta, bile as të ngjashme, madje janë të kategorive leksikogramatikore të ndryshme.Fjala “tashmë” është ndajfolje.Fjala “veçse” përdoret herë si lidhëz e herë si pjesëz.Si lidhëz ndërton raport kundërshtimi (unë bëj shaka, veçse nuk e teproj), kurse si pjesëz ndërton raport veçimi e kufizimi (Nuk kaluan veçse pesë minuta).Në kuptimin sociolinguistik, përdorimi i “veçse ka ardhur” dhe i “veç ka ardhur” na jep informacionin se përdoruesi nuk është nga Shqipëria Londineze, porse nga viset që ishin më herët nën pushtimin jugosllav./ Ilmi RexhepiObserverKult Lexo edhe: GRAMATIKAT “E PARA” TË GJUHËS SHQIPE, NË CILIN DIALEKT U SHKRUAN? Misionet katolike...