Shuhet humoristi i njohur Male Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Shuhet humoristi i njohur Male Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani. Ai u shua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku prej më shumë se dy muajsh qëndronte i shtruar në reanimacion, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri dhe në zemër. Mane Lumani kishte mbushur 79 vjeç më 22 shkurt. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik të qytetit të Vlorës. I martuar dhe baba i katër fëmijëve, ai do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe artit. I njohur si një nga parodistët më të spikatur të Vlorës, Lumani spikati për mimikën e tij karakteristike dhe humorin plot finesë, duke fituar zemrat e publikut vlonjat...