Shqipëria dhe Kosova në Panairin e Librit në Leipzig, promovimi i kulturës shqiptare
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Leipzig në Gjermani është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme letrare në Evropë, i cili mbahet çdo vit, ku është dhe stenda e Shqipërisë.Ministrja e Kulturës e Kosovës, Saranda Bogujevci, zhvilloi një vizitë në stendën e Shqipërisë në kuadër të Panairit të Librit në Leipzig. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet se prania e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë kulturor dhe përkushtimit të përbashkët për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. “Pjesëmarrja e përbashkët në panair thekson rëndësinë e krijimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e letërsisë, me fokus të veçantë në përkthimin dhe përhapjen e veprave shqipe në hapësirën...
Burimi:
sot.com.al