Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shoqata Tirana “shkon” në Preshevë/ Kreu i Asamblesë së shoqatës flet për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë: Rruga jonë nuk ka lidhje me partitë politike
Shoqata “Tirana”, që prej 34 vitesh është përkushtuar në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por edhe në çështje që prekin kombin shqiptar, përmes kryetarit të asamblesë ka deklaruar se do të intensifikojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Ngjarjet e rënda që po zhvillohen në Medvegjë dhe Preshevë, atje po bëhet një gjenocid duke i bërë pasaportat e shqiptarëve në zonë pasive. Kemi përgatitur një deklaratë që do t’i shpërndahet gjithë trupit diplomatik, gjithë politikës në Shqipëri, deri në Amerikë dhe Bashkimin Europian.”, shprehet Shkëlqim Hajdari, Kryetar i Asamblesë. Shoqata sqaron se nuk ka lidhje apo ndikim politik, por në qendër të veprimtarisë së saj ka interesin e qytetarëve. Më tej ai shton “Rruga jonë nuk...