Shkrimtarët i drejtohen ministrisë me peticion për anulimin e Çmimeve Kombëtare 2024 dhe pezullimin e “Poetit Laureat”
Nga Julia Vrapi Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2024, ku gjatë janarit 2026 u shpallën dhe fituesit u shoqëruan edhe me debate mbi transparencën, kriteret dhe vetë strukturën e tyre. Në një moment vendimtar për politikën kulturore dhe standardet e vlerësimit letrar në Shqipëri, komuniteti i poetëve, shkrimtarëve dhe kritikëve letrarë ka ndërmarrë një nismë të përbashkët për të kërkuar transparencë, paanshmëri dhe respektim të ligjit në administrimin e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë dhe në dhënien e titullit “Poet Laureat”. Përmes një peticioni drejtuar Ministrisë së Turizmit, Sportit dhe Kulturës, ky komunitet ngre shqetësime mbi mënyrën se si institucionet po trajtojnë një nga fushat më të ndjeshme të trashëgimisë kulturore kombëtare, letërsinë. Kjo u bë me dije nga botuesi dhe studiuesi i letërsisë dr. Mujë Buçpapaj,...
Burimi:
sot.com.al