Shkolla në Marec shndërrohet në hapësirë për art e kulturë
Ish-shkolla “Ramiz Sadiku” në Marec, fshat në Komunën e Prishtinës, do të shndërrohet në hapësirë për art dhe kulturë. Në këtë institucion me destinim të ri do të jetësohet projekti artistik i Sislej Xhafës, “Lifti Horizontal drejt Kozmosit”. Sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ky projekt do të mundësojë një mjedis për ndërhyrje artistike, rezidenca dhe kërkime eksperimentale. “Ky transformim dëshmon se hapësirat ekzistuese mund të rimendohen dhe të rilindin, duke sjellë energji dhe funksion të ri përmes kulturës dhe kreativitetit”, njofton MKT-ja. Në kuadër të hapjes u prezantua edhe performanca artistike “Asgjë për të parë. Gjithçka për të zbuluar”, e realizuar nga Xhafa në bashkëpunim me studentët e arteve në një nga institucionet arsimore private. ObserverKult Lexo edhe: Zbulime të reja në...
Burimi:
kultplus.com