Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Shkencëtarët identifikojnë përbërësin “sekret” në pikturat e Leonardo da Vinçit
Mjeshtrit e Vjetër si Leonardo da Vinçi, Sandro Botticelli dhe Rembrandt mund të kenë përdorur proteina, veçanërisht të verdhën e vezës, në pikturat e tyre me vaj, sipas një studimi të ri. Gjurmët e sasive të mbetjeve të proteinave janë zbuluar prej kohësh në pikturat klasike të vajit, megjithëse ato shpesh i atribuoheshin kontaminimit, shkruan CNN. Një studimi i ri i botuar, kohët e fundit, në revistën Nature Communications zbuloi se ky element hedh dritë mbi njohuritë teknike të Mjeshtërve të Vjetër, piktorëve më të aftë evropianë të shekullit të 16-të, 17-të ose fillimit të 18-të, dhe mënyrën se si ata përgatiteshin bojërat e tyre. “Ka shumë pak burime të shkruara në lidhje me këtë dhe asnjë punë shkencore nuk është bërë më parë për...