Sheshi “Nënë Tereza” pritet të bëhet me muze arkeologjik nëntokësor
Një nga hapësirat publike më të rëndësishme dhe historike të kryeqytetit shqiptar pritet t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor inxhinierik dhe kulturor. Sipas një vendimi të fundit, botuar edhe në Fletoren Zyrtare, Qeveria ka i ka hapur rrugë zyrtarisht projektit madhor për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, i cili do të përfshijë ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor dhe një parkimi të ri nëntokësor. Ky projekt synon t’i japë një dimension të ri sheshit monumental, duke gërshetuar ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimisë kulturore me zgjidhjet praktike për infrastrukturën dhe trafikun e Tiranës. FSHZH merr drejtimin e projektit Për realizimin e kësaj vepre komplekse, Qeveria ka mandatuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) si autoritetin e vetëm kontraktor dhe njësinë zbatuese. Kjo i jep FSHZH-së kompetenca të plota...
Burimi:
kultplus.com