Sharjet: Pse përdorim fjalë të pista? A na lehtësohet dhimbja? A bëhemi më të fortë?

Sharjet: Pse përdorim fjalë të pista? A na lehtësohet dhimbja? A bëhemi më të fortë?

Sharjet si një formë e sjelljes së njeriut, janë shpërfillur për një kohë të gjatë nga hulumtimet serioze, pasi supozohej se ato ishin thjesht një shenjë agresioni, e aftësisë së dobët gjuhësore apo edhe e një inteligjencë të nivelit të ulët. Sot ka shumë prova që e sfidojnë këtë pikëpamje. Pavarësisht nëse e pëlqejmë apo jo këtëformë sjellje, shumë nga ne ka të ngjarë që t’i përdorim këto fjalë herë pas here. Për të vlerësuar fuqinë e sharjes, dhe për të zbuluar se nga buron ajo, një studim i fundit rishikoi më shumë se 100 punimeve akademike mbi këtë temë nga disiplina të ndryshme. Kështu një nga studimet e publikuar në “Lingua”, tregon se përdorimi i fjalëve të pista mund të ndikojë shumë tek mënyra se si mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Shpeshherë njerëzit e lidhin sharjen me fjalë vulgare me katarsisin, çlirimin e emocioneve të forta. Dhe s’ka dyshim se sharja është e ndryshme, dhe emocionalisht më e fuqishme...