Sfidë e re – 28 ditë në shkurt pa rrjete sociale

Sfidë e re – 28 ditë në shkurt pa rrjete sociale

Disa vende kanë nisur një lloj sfide të re - fshirjen e aplikacioneve të rrjeteve sociale gjatë gjithë shkurtit për të çliruar njerëzit nga kontrolli i telefonave të tyre inteligjentë, raportoi sot transmetuesi publik belg RTBF. “Mund ta keni vënë re, por në javët e fundit, një valë frustrimi ka përfshirë botën e hiperlidhur - shfletim kompulsiv, ankth, nostalgji për një kohë kur teknologjia dixhitale ishte vetëm anekdotike, lodhje me algoritme të paragjykuara, sulmi i inteligjencës artificiale dhe grackat e saj të mundshme”, shkruan RTBF. Por tani orët e kaluara ngjitur para ekraneve nuk kanë më të njëjtën tërheqje. Efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt ndaj ekraneve dhe rrjeteve sociale tek fëmijët e vegjël janë vërtetuar vazhdimisht, gjë që e shtyu Këshillin e Lartë...