“Saranda Welcome Center”, porta moderne e mirëseardhjes për turistët
Terminali i ri i pritjes së pasagjerëve dhe turistëve “Saranda Welcome Center” është në Portin e Sarandës synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve që mbërrijnë në qytet, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Alushi së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi zhvilloi një vizitë në terminalin e ri “Saranda Welcome Center”, një investim që shërben si porta moderne e mirëseardhjes për qytetin. Gjatë vizitës, prefektja Alushi u njoh nga afër me kushtet dhe shërbimet që ofron ky terminal. Terminali i ri ka hapësira parkimi, ambiente në shërbim të vizitorëve dhe një organizim bashkëkohor të mobilitetit urban, duke lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar përvojën e qytetarëve dhe turistëve. Prefektja Alushi vlerësoi se investime të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në transformimin e...
Burimi:
kultplus.com