Saranda Bogujevci viziton ekspozitën “Hektar i Kohës” të artistit Din Azizi në Gjilan

Saranda Bogujevci viziton ekspozitën “Hektar i Kohës” të artistit Din Azizi në Gjilan

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar ekspozitën personale “Hektar i Kohës” të artistit Din Azizi, e hapur në Galerinë KNOW në fshatin Livoç të Gjilanit. Ekspozita përmbledh mbi 26 vjet krijimtari të artistit dhe prezanton më shumë se 100 vepra në mediume të ndryshme artistike, përfshirë pikturën, skulpturën, instalacionin dhe fotografinë. Bogujevci vlerësoi se Galeria KNOW është një shembull se si arti mund të zhvillohet edhe jashtë qendrave urbane, duke krijuar hapësira të reja për kulturën, komunitetin dhe vizitorët. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të artistëve vendorë dhe të krijimtarisë së tyre./KultPlus.com