Saldatorja që bën art me hekurin, Vera Jaupaj ndër gratë e rralla në Shqipëri që e ushtron këtë profesion
Prej afro katër dekadash, 55-vjeçarja Vera Jaupaj i ka dhënë formë hekurit duke e kthyer atë në art dhe funksionalitet. Saldatorja nga Patosi është një nga gratë e pakta në Shqipëri që ushtron këtë profesion të vështirë, duke punuar ndër vite në disa nga sektorët më të rëndësishëm të industrisë së naftës. Pasioni për saldimin e ka shoqëruar që në moshë shumë të re. Pas përfundimit të shkollës profesionale në Kuçovë, vetëm 16 vjeçe, Vera nisi punë në një ndërmarrje ku prodhoheshin pajisje për industrinë e naftës, një sektor që kërkonte profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë. “Atëherë shkollat profesionale kishin prioritet. Unë zgjodha degën e saldatorit sepse e kisha pasion. Në klasë ishim 32 djem dhe vetëm dy vajza. Pas përfundimit të shkollës u emërova...
Burimi:
top-channel.tv