Sa pak po lexohet sot, kë ta fajësojmë për këtë gjë?

Sa pak po lexohet sot, kë ta fajësojmë për këtë gjë?

Agim Baçi Nga Agim Baçi Kë të fajësojmë sot për bjerrjen e leximit? Shkrimtari francez Daniel Pennac ka tentuar të ngrejë telajon e madhe të soditjes mbi këtë fenomen mbarëbotëror ku mund të vëmë të gjithë pikëpyetjet se përse nuk lexojmë më si më parë. I ardhur “Si një roman” përmes përkthimit të Edmond Tupes dhe shtëpisë botuese “Pegi”, Pennac sjell një guidë jo vetëm të shqetësimeve të mosleximit por edhe të mundësisë për të rikthyer leximin. Përvoja e tij si mësues vjen në respekt të plotë të lirisë së lexuesit, por pa përjashtuar asnjë nga hezitimet e “të rriturve” për t’iu përkushtuar leximit. “Ku gabuam?”, pyet Pennac. E më pas, përgjigjet po vetë: “Menduam se të lexuarit është si të ecurit, që mësohet vetë....