Revista “Mad Swirl” nominon poezinë e Ndue Ukajt për Çmimin Pushcart

Revista “Mad Swirl” nominon poezinë e Ndue Ukajt për Çmimin Pushcart

Poezia e Ndue Ukajt “Tickets”, e përkthyer nga Vlora Konushevci, është nominuar nga Mad Swirl për Çmimin Pushcart, si një nga veprat më të mira të botuara nga revista gjatë vitit 2025. Mad Swirl është një revistë letrare ndërkombëtare online, e fokusuar kryesisht në poezinë bashkëkohore dhe e njohur për procesin e saj shumë selektiv të përzgjedhjes. Revista shqyrton mbi 1.000 poezi në vit dhe publikon vetëm një poezi në ditë, duke krijuar një hapësirë kuratoriale serioze për zëra poetikë nga e gjithë bota. Përzgjedhja dhe nominimi nga Mad Swirl konsiderohen një vlerësim i rëndësishëm letrar, veçanërisht për faktin se ekziston një shoshitje redaktoriale e rreptë estetike. “Jam thellësisht mirënjohëse për këtë vlerësim, për syrin e kujdesshëm redaktorial të Mad Swirl dhe për përkthimin e...