Restaurimi i pikturës murale të kishës së Shën Todrit, vepër e gjysmës së parë të shekullit XIX nga Joan Çetiri

Restaurimi i pikturës murale të kishës së Shën Todrit, vepër e gjysmës së parë të shekullit XIX nga Joan Çetiri

Nga Julia Vrapi Ndërhyrje konservuese dhe restauruese mbi fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit në Lushnje. Një vepër e gjysmës së parë të shekullit XIX nga Joan Çetiri. Laboratori i restaurimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme profesionale dhe shkencore të IKTK-së, një hapësirë ku ekspertiza, teknologjia dhe përvoja bashkohen në shërbim të trashëgimisë kulturore. Sipas IKTK-së në këtë laborator po zhvillohen ndërhyrje konservuese dhe restauruese të specializuara mbi fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit, Kadipashaj – Lushnje, vepër e gjysmës së parë të shek. XIX nga Joan Çetiri. “Procesi realizohet me standarde profesionale dhe metodologji bashkëkohore, duke garantuar ruajtjen e autenticitetit, vlerave artistike dhe historike për brezat e ardhshëm”, thuhet nga...