Reshjet e shiut nuk ndalin “Marshimin e Paqes” në Elbasan, prifti ortodoks i mban çadrën imamit

Reshjet e shiut nuk ndalin “Marshimin e Paqes” në Elbasan, prifti ortodoks i mban çadrën imamit

Në Elbasan u zhvillua sot “Marshimi i Paqes” një aktivitet i bërë tashmë traditë nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar. Përfaqësues të të gjithë besimeve fetare këtë vit përcollën mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit. Momenti më domethënës i aktivitetit i cili u zhvillua në mot me shi, ishte kur prifti ortodoks u ofrua ti mbajë çadrën Imamit, teksa ky i fundit përcolli mesazhin e tij. Edhe një herë Elbasani dha shembullin e shkëlqyer të bashkëjetesës fetare. Top Channel