Reshat Arbana: “Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi…”

Reshat Arbana: “Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi…”

Nga Entela Resuli Zëri i tij është si një monument i gjallë kulture. Edhe kur thotë gjënë më të thjeshtë, të imponon ta dëgjosh. Reshat Arbana, sot 83 vjeç, është operuar dy herë nga zemra, por kjo gjë e nuk e ka trembur. “Zemra ka aftësi të të japë një mundësi të dytë në jetë, këtë gjë e ka bërë me mua. Jam çarë dy herë në kraharor, por ndihem më mirë këto kohë”. Mëngjeseve ai e pi kafen prapa Ministrisë së Arsimit. Aty e gjen së bashku me miqtë e tij. Në kontaktin e parë duket i vrazhdë, por mjaftojnë pak minuta bisedë për të kuptuar që ke përballë jo vetëm një ikonë të artit shqiptar, por edhe një njeri me zemër të bardhë...