Regjisorët e rinj të skenës, Arben Imami: Regjisori ka privilegjin të krijojë një botë të re, pa formë, s’ka art

Regjisorët e rinj të skenës, Arben Imami: Regjisori ka privilegjin të krijojë një botë të re, pa formë, s’ka art

Arben Imami, i vlerësuar si një ndër pedagogët e rinj të rëndësishëm të regjizurës para viteve ‘90 dhe të kthesës konceptuale pas ndryshmit të sistemit u kthye pas 40 vitesh aty ku nisi gjithçka për të, në Fakultetin e Artit Skenik për një takim me studentët që nisi me kujtime dhe nostalgji. “Kur unë kam qenë në fakultet, bëra njëherë Mjedën, tingëlloi e çuditshme ngaqë unë nuk jam nga veriu. Për më tepër, nuk bëhej gegërishtja, flitej vetëm toskërishtja”, u shpreh regjisori Armen Imami. Imami e vijoi me një këshillë për aktorët dhe regjisorët e ardhshëm të skenës së artit shqiptar. “Mësimi i parë që do të doja t’u thosha studentëve është etika e punës. Vetëm etika e punës mund ta mbajë një njeri gjallë...