Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Recitimi i parë në publik i “Lahutës së Malcis”, pas rënies së regjimit komunist
Më 5 janar 1991 u recitua për herë të parë në publik, pas 45 vjetësh, “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”. Në Shkodër, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte mësuar përmendësh varg për varg. Lahuta e Malcis është e shkruar në gegërisht, gjuha origjinale dhe standarde e kohës. Ajo është poema epike kombëtare shqiptare, botuar në vitin 1937. “Lahuta e Malcis” përbëhet nga 30 këngë dhe mbi 17 000 vargje. Fillimisht u botua nga Shtypshkronja Françeskane në Shkodër dhe ka rreth 700 faqe. Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë,...