Rainer Maria Rilke: Pyete veten: a duhet të shkruaj?
Nga Rainer Maria Rilke Hyr në veten tënde! Gjeje arsyen që të urdhëron të shkruash. Shih nëse ajo i ka përhapur rrënjët në thellësi të zemrës tënde. Rrëfeji vetes nëse do të vdisje, po që se do të ta ndalonin të shkruaje. Mbi të gjitha: dikur vonë, në orën më të heshtur të natës, pyete veten: a duhet të shkruaj? Gërmo në vete për një përgjigje të thellë. Dhe nëse kjo përgjigje tingëllon si pëlqim. Nëse e plotëson këtë pyetje solemne me një “duhet” të fortë e të thjeshtë, atëherë ndërtoni jetën tuaj në përputhje me këtë domosdoshmëri. E gjithë jeta jote edhe në orën e saj më të përulur dhe më indiferente, duhet të bëhet një shenjë dhe dëshmitare e këtij impulsi. Pastaj afrohuni...
Burimi:
kultplus.com