“Qeshu” poezi nga Marsel Lela

“Qeshu” poezi nga Marsel Lela

Pse dita u thye dhe natës i la vend,Ti, qeshu!Se ja, perdja ra dhe dielli u përmend,Ti, qeshu! Një lajm i keq të krisi si qelq,Por s’u theve, ndaj qeshu.Vjen ora dhe vetë dreqi do të shkojë për dreq,Ti, qeshu! Të kafshoi një zagar me fjalë të pështira,Ti, qeshu!Tek njeriu këmbehen e keqja dhe e mira,Ti, qeshu! Nuk erdha mbrëmë, më prite gjer vonë,Ti, qeshu!Lehtë pas përzores u drodhe në ftomë,Ti, qeshu! E ardhmja që mbolle të duket pa shpresë,Ti, qeshu!Farës, që të mbijë, i duhet të vdesë,Ti, qeshu! Kur nevojshëm trokite, nuk t’u hap asnjë derë,Prapë qeshu!Dita e zezë nxjerr në dritë miqtë e pavlerë,Ndaj qeshu! Ndjen ftohtë, braktisje, të mbyti vetmia,Ti, qeshu!Një buzëqeshje më tej banon dashuria,Hë, qeshu! Si ullinjtë nga degët paqen...