Punimi me ojna një nga format më të veçanta dhe të rralla të qëndistarisë, element i trashëgimisë kulturore jomateriale
Punimi me oje (ojna) përfaqëson një nga format më të veçanta dhe të rralla të qëndistarisë tradicionale me dorë, e realizuar përmes teknikës së gjilpërës dhe perit. Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore shprehet se kjo teknikë karakterizohet nga hollësia e punimit, kompleksiteti i motiveve dhe vlera e lartë estetike e simbolike që mbart. “Ky element i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ruhet dhe transmetohet sot nga një numër i kufizuar artizanësh të specializuar, kryesisht në zonat e Shkodrës, Tropojës dhe Kukësit, ku tradita e qëndistarisë ka qenë historikisht e zhvilluar dhe e lidhur ngushtë me identitetin kulturor lokal”, thuhet në një material të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që ka ndarë dhe disa foto që tregojnë këtë formë ë qëndistarisë. DRTK Shkodër shprehet më tej se...
Burimi:
sot.com.al