Punëtoria krijuese “Krijo filtrin tënd” e udhëhequr nga ekipi i muzeut “Marubi”

Punëtoria krijuese “Krijo filtrin tënd” e udhëhequr nga ekipi i muzeut “Marubi”

Punëtoria krijuese “Krijo filtrin tënd”, që u udhëhoq nga muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër ftoi të rinjtë të zbulojnë fuqinë transformuese të ngjyrës dhe dritës, duke eksperimentuar me fotografinë në një mënyrë lozonjare dhe kreative. Sipas muzeut, përmes materialeve të thjeshta dhe të riciklueshme, pjesëmarrësit krijuan filtrat e tyre unikë fotografikë dhe mësuan se si një ndërhyrje e vogël në dritë dhe ngjyrë mund të ndryshojë plotësisht perceptimin e imazhit. “Gjatë punëtorisë, filtrat u testuan menjëherë në praktikë, duke eksperimentuar drejtpërdrejt me dritën dhe fotografimin, si me aparate analoge ashtu edhe digjitale. Pjesëmarrësit zbuluan se si ngjyra, transparenca dhe këndi i dritës krijojnë efekte vizuale surprizuese dhe shndërrojnë realitetin në një përvojë artistike. Ky aktivitet edukativ dhe argëtues, i udhëhequr nga ekipi edukativ...