Publikohen pamjet e grabitjes spektakolare në Luvër/ Muzeu mbyllet për herë të tretë nga greva e sindikatave, kundërshtohet edhe rritja e çmimit të biletave
Një ditë më parë, televizioni publik francez transmetoi për herë të parë pamjet e grabitjes spektakolare në Muzeun e Luvrit në tetor, ku duken dy autorët teksa hyjnë me forcë në Galerinë Apollo. Njëri i veshur xhaketë të verdhë që bie në sy dhe tjetri me helmetë, të dy nisin të thyejnë vitrinat prej xhami, ndërsa anëtarët e stafit nuk ndërhyjnë, pasi sipas Muzeut, stafi nuk është i trajnuar për t’u përballur me hajdutët dhe u kërkohet të japin përparësi evakuimit të vizitorëve. Katër të dyshuar janë në paraburgim policor për grabitjen, përfshirë dy hajdutët e dyshuar, por tetë bizhuteritë e vjedhura të kurorës franceze me vlerë rreth 102 milionë dollarë nuk janë gjetur ende. Kjo ngjarje nxiti pikëpyetje të mëdha për një nga muzetë...
Burimi:
top-channel.tv