Pse kompanitë po riemërtojnë titujt e punës?

Pse kompanitë po riemërtojnë titujt e punës?

Kompanitë po e rishkruajnë fjalorin e brendshëm të punës dhe nuk është thjesht “kozmetikë”. Nga “punonjës” te “rishpikës”. Nga “recepsionist” në “drejtor i përshtypjes së parë”. Titujt po shndërrohen në mjet strategjik për kulturë, rekrutim dhe motivim. Accenture ka nisur t’i quajë rreth 800 mijë punonjësit e saj “rishpikës”, në kuadër të një ristrukturimi që synon ta pozicionojë kompaninë si partner kyç për “rishpikjen” e bizneseve me inteligjencë artificiale. Mesazhi është i qartë, identiteti profesional po lidhet drejtpërdrejt me ambicien strategjike. Fenomeni shtrihet gjerësisht në teknologji. Te Yahoo, ekipi i sigurisë së informacionit njihet si “paranoikët”, një emërtim që sipas drejtuesve sinjalizon vigjilencë maksimale për sigurinë e përdoruesve. Në Microsoft, një drejtues i programeve të IA vetë-përkufizohet si “chief troublemaker”, duke nënvizuar eksperimentimin dhe inovacionin...