Pse duhet rilexuar sot Aristotelin?

Pse duhet rilexuar sot Aristotelin?

Nga Edit Holl Që nga mesi i shekullit XVIII-të, bota perëndimore ka pasur mundësi të diskutojë publikisht mbi çështjet etike, pa iu referuar Krishterimit. Mendimi modern mbi moralin, që niset nga supozimi se perënditë nuk ekzistojnë, ose të paktën nuk ndërhyjnë, është në fillimet e veta. Por grekët e lashtë dhe romakët, ndërtuan shkolla të fuqishme filozofike të mendimit etik për më shumë se një mijëvjeçar, nga agnostikët e parë të shpallur, si Protagora (shek. V P.E.S), tek mendimtarët e fundit paganë. Akademia e Platonit në Athinë, nuk u mbyll përfundimisht deri në vitin 529 E.S, nga perandori bizantin Justinian. Kjo traditë e gjatë e filozofisë morale, është një trashëgimi e çmuar e qytetërimit të lashtë të Mesdheut. Ajo ka nxitur disa mendimtarë shekullarë bashkëkohorë,...