Projektligji për librin në debat, botuesit ngrenë shqetësime për fiskalitetin dhe institucionet
Nga Julia Vrapi Ligji aktual për librin në vendin tonë nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës, ndërsa ndryshimet ligjore tashmë janë pjesë e diskutimeve. Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvend u mbajt të martën seanca dëgjimore me botuesit për diskutimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për librin. Botuesit ngritën shqetësime të thella mbi projektligjin e librit, duke kërkuar një ligj modern që reflekton realitetin e sotëm dhe standardet evropiane, përfshin botimet digjitale, ul TVSH-në mbi librin, siguron fonde të qëndrueshme për bibliotekat dhe garanton autonominë e institucioneve të librit. Ata theksuan gjithashtu nevojën për politika aktive që nxisin leximin tek të rinjtë dhe mbrojnë tregun dhe kulturën letrare, duke paralajmëruar se pa këto masa bibliotekat dhe libraritë rrezikojnë të zhduken....
Burimi:
sot.com.al