Projekti “Projeksion mbi liqen” synon të ndërthurë mbrojtjen e mjedisit me artin dhe edukimin qytetar

Projekti “Projeksion mbi liqen” synon të ndërthurë mbrojtjen e mjedisit me artin dhe edukimin qytetar

Projekti “Projeksion mbi liqen” vë në qendër të tij liqenin e Shkodrës. Ai bazohet në tre komponentë kryesorë dhe është një bashkëpunim mes DRTK Shkodër, COD, Bashkisë Shkodër, shkollat e mesme të qytetit dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Sa e njohim pasurinë kulturore përreth brigjeve të Liqenit të Shkodrës? Me këtë pyetje nisi projekti “Projeksion mbi liqen”, që bazohet në tre komponentë kryesore si: Mbrojtja e mjedisit përmes pastrimit të territorit dhe brigjeve të Liqenit të Shkodrës nga mbetjet plastike, veçanërisht shishet; Kreativiteti nëpërmjet krijimit të një figuracioni/instalacioni simbolik nga grupe studentësh, i cili përfaqëson trashëgiminë kulturore, florën dhe faunën e Liqenit të Shkodrës; Ndërgjegjësimi dhe përfshirja e të rinjve në realizimin e kësaj vepre artistike nga nxënës dhe studentë, në formën e një mozaiku, duke...