Poezia e Fatmir Musait: Vazhdim i një tradite letrare
Fatmir Musai Nga Myrvete & Begzad Baliu Duke përmbyllur trajtesën për një vëllim të shkrimtarit Fatmir Musai, Profesori i letërsisë bashkëkohore, studiuesi e kritiku Agim Vinca, theksonte me të drejtë një detyrë të kritikës që vlerat letrare “t’i zbulojë dhe afirmojë ato kudo që janë”. Me të drejtë! Kritika e sotme është stërngarkuar me gjykime për kritikën e deridjeshme: për kritikën e letërsisë së realizmit socialist, për kritikën përjashtuese e për kritikën ideologjike. Po kritika e nesërme çfarë do të thotë për kritikën paskomuniste, për kritikën mënjanuese të shkrimtarëve, të cilët nuk jetojnë a nuk punojnë në Tiranë e në Prishtinë, për shkrimtarët që punojnë, shkruajnë e botojnë në Shkodër, në Elbasan, në Tetovë, në Gjirokastër, e madje në disa qytete krejt të skajshme të...
Burimi:
kultplus.com