Poezi e vitit 1966 e Ismail Kadaresë kushtuar Kosovës
Ismail Kadare Ismail Kadare: Kosova Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd, Kosovë,Midis reve të tua të rënda, gjëmimeve të tua.Ca pika shiu u rrokullisën nga dritarja e avionit, diç thanë.(As ato s’mund t’i prek dot, janë përjashta.)Një vetëtimë që kaloi përbri m’u duk se ma bëri me dorë. E pra, ky është shiu yt, retë e tua, bubullimat e tua.Ca sinjale të shpejta, xixëllima mendimi inkandeshente.Kurse kurrizi i gjerë i tokës sate vrapon diku poshtë,Duket e zhduket i zymtë midis zgavrave dhe humnerave të reve Largohemi vazhdimisht. Tani ti mbete prapa.Tani krahu i avionit në qindra copa të pret. 1966 ObserverKult Lexo edhe: “KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË”, KËNGA E PROPOZUAR PËR HIMN NGA ISH-PRESIDENTI, IBRAHIM RUGOVA
Burimi:
kultplus.com