Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar i këtij komponenti unik etnografik i përkatësisë

Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar i këtij komponenti unik etnografik i përkatësisë

Nga Albert Vataj Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak momente mbajnë peshën e një natyre aq njerëzore dhe thellësisht tronditëse sa takimi i Odisesë me qenin e tij, Argosin. Në Këngën XVII të Odisesë së Homerit, ky takim mbart një tragjizëm të thellë. Odiseu kthehet në Itakë pas 20 vitesh mungese, i transformuar nga Athinaja në një lypës të plakur e të leckosur për të mos u diktuar nga pretendentët e fronit. Askush nuk e njeh: as shërbëtorët, as njerëzit e tij më të afërt. I vetmi që e identifikon menjëherë është Argosi, qeni i tij i gjahut, të cilin Odiseu e kishte rritur vetë përpara se të nisej për në Trojë. I lënë pas dore, i plakur dhe duke dergjur mbi...